Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit. Një grua 50-vjeçare me inicialet V.M në lagjen Sheq i madh është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vrarë me mjet pr erës.
Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.
