Categories Lajme

Fier, flet zyrtari i bashkisë: Po përpiqemi të menaxhojmë situatën

Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Për shkak të tymit që është ngritur në ajër, janë mbuluar jo vetëm banesat shumë afër fushës së mbetjeve në Mbrostar, por edhe biznese. Tymi toksik po përhapet edhe më gjerë i ndihmuar edhe nga era.

Për shuarjen e flakëve po ndërhyhet me botët e ujit të bashkisë dhe forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Nga ana e bashkisë po punohet për mbulimin me dhe të vatrave të zjarrit, si e vetmja mundësi për të shmangur përhapjen e tyre.

Kemi marrë masat, Bashkia e Fierit është angazhuar me mjete për shuarjen e zjarrit dhe për të normalizuar situatën. Ne me mjete tona po përpiqemi të menaxhojmë situatën.

Po bëjmë mbulimin me dhe të mbetjeve të zjarrit, si e vetmja mundësi për t’i fikur pasi mbetjet gjenerojnë gazra metani që janë të rrezikshëm dhe marrin vetvetiu flakë. Është e vërtetë që fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Fierit ka shpallur emergjencë mjedisore dhe në bazë të korrespondenca me firmën e inceneratorit, ne jemi gati që në fund të gushtit të fillojmë me evadimin e mbetjeve të Fierit te inceneratori”, tha drejtori Ndërmarrje së Pastrim Gjelbërimit pranë Bashkisë Fier, Arjan Ndreu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME