Një aksident me pasojë vdekjen e një adoleshenti dhe plagosjen e nënës së tij ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:20 në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.
Policia thotë se “shtetasi Rafaelo Spaho 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasen Marsela Bushi, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 16 vjeçar i cili ndërroi jetë”.
Mësohet se drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja por është kapur pak minuta më vonë nga shërbimet e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes.

