Categories Lajme

Fier/ Gruaja ‘zhdëp’ në dru parukieren, zbulon tradhëtinë e të shoqit: E rraha në sy të të gjithëve

Një ngjarje e pazakontë është ajo që ka ndodhur së fundmi në Fier. Bëhet fjalë për një grua e cila ka rrahur të dashurën e bashkëshortit pas tradhëtisë që i ka bërë ky i fundit.

Fillimisht ajo e zbuloi historinë rastësisht edhe më pas e kamufluar si kliente shkoi në biznesin e gruas duke ushtruar dhunë mbi të.

“Telefoni i partnerit ishte me kod. Por asnjëherë nuk kam menduar se përse i duhej kjo siguri, kur midis nesh nuk kishte sekrete. Ne të dy kemi dy vajza dhe vija duart në zjarr se burrat e të tjerave e tepronin, por jo i imi. Mund të them se ishte një aktor i mirë për disa vite derisa zbulova lidhjen jashtë martesore”

Kështu e nis rrëfimin A. K, një 48 vjeçare që përfundoi në komisariatin numër tre mbasi goditi R. V. një 26 vjeçare nga Fieri dhe me profesion parukiere.

Historia 6 vjeçare u zbulua krejt rastësisht nga nëna e dy vajzave që nuk kishte konstatuar dh as nuhatur luhatje në marrëdhënie e madje ndihej grua e lumtur.

“Në një nga ditët kishte harruar Facebook hapur në laptopin e vajzës sonë të madhe. Mbase nuk kishte klikuar sign out.

Po klikoja për të kryer një porosi on line, kur pashë llogarinë e burrit. E hapa. Ajo ditë ishte befasuese. Ai kishte flirt me një vajzë të re, që e komplimentonte, pastaj në muajt vazhdues ata ishin afruar, dhe më pas komunikimi i tyre në inbox ndërpritej. Në Facebook njoha një burrë tjetër, që nuk ishte bashkëshorti që kam, i cili sillej me këtë vajzë sikur asnjëra nga në të tria nuk ekzistonim”.

Ky zbulim ishte i tmerrshëm dhe ndaj vendosa të hakmerrem. I gjeta adresën, me durim bëra edhe unë planet e mia dhe një ditë mbasi hyra si kliente e madje ajo më krehu duke u dridhur, e r raha në sy të kursanteve”, ka thënë 48-vjeçarja në polici.

Nga ana e saj, parukieria vrapoi në polici, duke bërë denoncim jo vetëm për dhunën, por dhe se ju dëmtua imazhi dhe biznesi, duke thënë “Është një grua që duhej të merrej me të shoqin dhe jo me mua”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME