Categories Lajme

Fier, i gjendet kanabis dhe dy armë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Gjatë kontrollit 31-vjeçarit iu gjetën edhe dy armë të ftohta.

Njoftimi i policisë

Fier – Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier.

Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza kanabisi dhe 2 armë të ftohta.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. V. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME