Categories Lajme

Fier, Kishte përshtatur lokalin si ‘strehë’ të kokainës, pranga 54-vjeçarit

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin e tij si një strehë të shitjes së kokainës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “District”, për goditjen e një tjetër rasti të shitjes së drogave të forta, në doza. Kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “16 prilli”, për përdorim dhe shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, para të përfituara nga shitja e tyre dhe 3 celularë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Policia e Fierit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “District”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. R., 54 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, në lagjen “16 prilli”, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza.

Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME