Categories Lajme

Fier/ Lulëzon prostitucioni i “pleqve”: Burrat në shtëpi, gratë dalin prostituta!

Një dosje voluminoze e regjistruar në prokurorinë e Fierit, flet për një zinxhir lokalesh dhe hotele në këtë zonë, që janë vënë në shërbim të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Jo më larg se 10 ditë policia e këtij qyteti goditën një rast prostitucioni në klubin e natës “Casablanca”.

Por ky fenomen është shpërndarë dhe në shumë pika të tjera, ku është evidentuar se veç vajzave të reja, janë dhe gra të martuara, të pandara nga burrat e tyre, që ushtrojnë prostitucion kundrejt pagesës.

Po sipas kësaj dosje këto shtetase kërkohet të trajtohen me skemat e ndihmës sociale, zyra e punësimit, bashkia, qendrat për rehabilitimin e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje etj.

A.Xhafa e martuar me dy fëmijë, E. Shima e martuar me tre fëmijë, L. Belba e martuar, F. Xhelaj e divorcuar me 1 fëmijë që i përket komunitetit Rom, janë proceduar në gjendje të lirë për akuzën e “Ushtrimit të Prostitucionit”.

Ndërsa 4 persona të tjerë që ishin kthyer si tutorë duke mbyllur pazaret me klientë të moshave nga 50 deri në 70 vjeç, janë arrestuar dhe mbyllur në burg.

Gjatë kësaj jave gjykata e Fierit vendosë ti caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Basiko Molishtarin, e akuzuar për “Shfrytëzim Prostitucioni” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në burg ka mbetur dhe Nesti Golemaj si dhe Naxhije Aliaj. Ndërsa për pronarin e hotelit Oda e Miqve, për shkak të problemeve me shëndetin, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.

Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News” thuhet se nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetaset që ushtrojnë prostitucionin janë katër, nga qyteti i Fierit dhe Patosit.

Ato janë të papuna, nuk trajtohen nga ndihma sociale, janë pa profesion, pa nivel arsimor. Dy nga këta femra, janë me fëmijë dhe burra përkatës, por sërish lejohen prej tyre të ushtrojnë prostitucion në lokale të ndryshme.

“…ato klasifikohen si viktima të mundshme trafikimi pasi joshen shumë shpejt nga persona me aktivitet kriminal, për arsyet e mësipërme dhe rehabilitimi i tyre në shoqëri kërkon një investim kompleks të organizmave shtetëror dhe shoqatat jo qeveritare për të bërë të mundur integrimin e tyre në shoqëri. Futja e 4 nënave në rrugën e prostitucionit, do të thotë se ndaj këtyre shtetaseve nuk ka funksionuar zinxhiri institucional, duke sjellë dështimin e integrimit të tyre në shoqëri për një familje më të fortë dhe solide…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Më tej në dosjen hetimore thuhet se shqetësim mbetet Tajar Hysenaj pronar i hotel” Oda e miqve”, i cili ka licence për ushtrim aktiviteti” bar kafe”, hoteleri, dhe krahas saj ushtron aktivitet të paligjshëm atë të” vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni”.

Ky shtetas nuk është ne kushtet e shtetasve qe ushtrojnë prostitucion, por ai përfiton nga kjo lloj kategori shtetasesh.

Po kështu aktivitet kriminal ushtrojnë dhe pronarët e lokaleve që janë Besiko Molishtari, Nesti Golemaj dhe Naxhija Aliaj, të cilat përveç aktivitetit “bar kafe” në ambientet e tyre të lokalit, rekrutojnë persona klientë seksi, të cilët pasi konsumojnë pije alkoolike, kafe etj., në këto lokale, paguajnë për këto shërbime.

Krahas tyre ata kërkojnë favore seksuale tek shtetaset e mësipërme kundrejt pagesës, dhe këto favore seksuale përfitohen nga bashkëpunimi i pronarëve te lokaleve me shtetaset e dyshuara si viktima trafikimi./OraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME