Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier Lushnje në afërsi të vendit të quajtur kryqëzimi i shoferit. Shpejtësia e madhe ka çuar në një manovër të gabuar në parakalimin e drejtuesit të mjetit Opel i cili për pasojë është përplasur me automjetin e tipit Audi
Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë lëndime të lehta pa probleme për shëndetin e tyre, informon gazetari i Ora News Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ka ndaluar drejtuesit e të dyja automjeteve
