Categories Covid-19, Showbiz

LAJMI I FUNDIT/ Arti në zi, koronavirusi i merr jetën kantautorit të njohur Kujtim Prodani

Koronavirusi i merr jetën një tjetër artisti të njohur në Shqipëri. Kantautori Kujtim Prodani ka ndërruar sot jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje me Covid-19.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga të afërm të të ndjerit. Gjendja shëndetësore e artistit ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ku i duhej të mbante një maskë oksigjeni. Më 30 dhjetor kantautori do të publikonte një foto me maskë oksigjeni nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa e quante virusin një flamë të keqe.

“Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”, shkruhej në postimin e tij në rrjetet sociale.

Prodani ka qenë një kantautor i njohur për publikun shqiptar, ku gjatë mbi 30 viteve karrierë është prezantuar me krijime tejet origjinale. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në festivale të ndryshme, ku ka spikatur sidomos për tekstet e tij. I ndjeri ishte i biri kompozitorit Agim Prodani, një prej themeluesve të muzikës së lehtë shqiptare, dhe këngëtares Anita Take.

Kujtojmë që më 29 prill të vitit të shkuar kantautori Kujtim Prodani i kushtoi këngë Covid-19, me titull “Ju flet Corona..!”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME