Categories Lajme

Fier, Mbante hapur lokalin jashtë fashës,Ndalohet pronari, masë administrative 3.000.000 lekë

Policia e Fierit ka arrestuar dhe g jobitur pronarin e një lokali, pasi  mbante hapur lokalin jashtë fashës orare dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë. Policia e Fierit sqaron se veç arrestimit të pronarit të lokalit u ndalua dhe një shtetas tjetër. Gjithashtu janë gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pronari i lokalit, për shkelje të Aktit Normativ.

Policia e Fierit, njofton se “gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Apollonia”, Fier, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fier kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit M.(R). M.

Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar me dhunë dhe janë goditur nga pronari i lokalit dhe shtetasi A. G., i cili ndodhej në lokal. Shtetasit A. G., 25 vjeç, banues në Hamil, Fier dhe M.(R). M., 38 vjeç, banues në Fier janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi i tyre në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 3.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin M.(R). M.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, në automjetin tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, iu gjet dhe u s ekuestrua një sasi me f ara c an nabis s ativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME