Categories Lajme

Resulaj, takim me banorë në rajonin 3 të Vlorës

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Pranvera Resulaj zhvilloi një takim me të lagjes “Dëshmorët”, të cilët i garantoi se çdo shqetësim i tyre do të jetë dita e saj e punës.

Kandidatja socialiste për deputete në zgjedhjet e 25 prillit Pranvera Resulaj vijoi takimet me banorë të rajonit 3,  shoqëruar nga prefekti i qarkut Flamur Mamaj. Në formën e një bashkëbisedimi kandidatja Resulaj duke vënë theksin tek vota për një mandat të tretë, ka bërë një krahasim të situatave të vendit nga mandati i parë socialist tek ai i dyti ,ballafaquar me punën e madhe të qeverisjes socialiste.

Në rajonin 3 sipas kandidates Resulaj nuk mungon prezenca e biznesit të vogël, ndaj dhe është ndalur në zhvillimet krahasuese në këtë sektor që sot është çliruar nga informaliteti, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e banorëve të pranishëm për të votuar Edi Ramën.

Pranvera është një nga shembujt më pozitivë të administratës sonë, tha në fjalën e tij prefekti Flamur Mamaj.

“Vlora është bërë vetëm nga Edi Rama dhe qeverisja socialiste ndaj dhe vota jonë është për PS dhe Edi Ramën”, janë shprehur banorë të lagjes “Dëshmorët’” duke konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj PS dhe Edi Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME