Categories Lajme

Fier, Ndalohet një person

Fier, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë, Fier.

Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”, me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe me ullinj të banorëve të fshatit Rreth-Libofshë, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete rrethanore për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve që si pasojë e erës së fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e policisë i autorit të dyshuar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi B.M, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shunë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME