Categories Lajme

Fier/ Shpallen në kërkim 3 shtetas, transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme!

3 shtetas janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit. Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier organizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”.

U siguruan prova për veprimtarinë e paligjshme të 3 shtetasve: L.M., 32 vjeç, banues në Patos; A.T., 31 vjeç, banues në Fier dhe K.M., 56 vjeç banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se transportonin emigrantë kundrejt pagesës që të kalonin kufirin ilegalisht. Ata braktisën automjetet e tyre dhe u larguan duke përfituar nga errësira. 2 automjetet tip “Audi Q7″ dhe Volkswagen”, me të cilët transportoheshin 11 emigrantë të paligjshëm nga India dhe Nepali, u sekuestruan nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Si rezultat i punës së vazhdueshme, strukturat e DVP Fier godasin një rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 3 shtetas transportonin në bashkëpunim, kundrejt pagesave, emigrantë, më qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, organizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”.

Si rezultat i këtij operacioni u siguruan prova nga të cilat u identifikuan shtetasit me iniciale L. M., 32 vjeç, banues në Patos, A. T., 31 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, si autorë të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Të 3 shtetasit e mësipërm u shpallën në kërkim, pasi braktisën automjetet dhe u larguan duke përfituar nga kushtet e errësirës.

Sekuestrohen 2 automjetet tipe “Audi Q7” dhe “Volkswagen”, me të cilat transportoheshin 11 emigrantë të paligjshëm me origjinë nga India dhe Nepali.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME