Categories Lajme

Fieraku kthehet në hero në Itali, rrezikon veten për të shpëtuar foshnjen që ra në liqenin e ngrirë

Tomorr Buzi, një shqiptar nga Fieri që banon prej 17 vitesh në Romano është kthyer në hero pasi ka shpëtuar të hënën në mëngjes një familje turistësh të cilët ranë në ujërat e ngrira të liqenit Braies, pasi po bënin një shëtitje mbi akull.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Buzi u hodh vetë të hënën në ujërat e ftohta për të shpëtuar jetën e një foshnje 4-muajshe. Në ujë ranë edhe prindërit e vogëlushit, por nuk pësuan dëmtime.

Pasi u nxorrën prindërit dhe fëmija i vogël u dërguan në një klinikë në Innsbruck të Austrisë, pasi liqeni ku ka ndodhur ngjarja ndodhet shumë pranë kufirit.

Të gjithë u shpëtuan nga Buzi, i cili i tërhoqi nga uji i ftohtë, ndërsa mësohet se fëmija i vogël ishte duke kaluar në hipotermi.

“Më thanë që kur Tomorri pa fëmijën dhe prindërit në rrezik, nuk hezitoi që t’i ndihmonte. Një përgjegjës, i pushtuar nga emocionet teksa rikujtonte momentet dramatike, më tregoi se si mori fëmijën në krahë nga Tomorri, një fëmijë, i cili i shpëtoi vdekjes falë ndërhyrjes në kohë dhe heroike të bashkëqytetarit tonë. Kërkova që të takoja personalisht zotin Tomorr Buzi për të pasur mundësinë që t’i shtrëngoja dorën, ta falenderoja dhe t’i shprehja në emër të gjithë komunitetit tonë se ne jemi krenarë për të”, tha kryebashkiaku i Romanos, Sebastian Nicoli./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME