Categories Showbiz

Fifi merr një vendim të rëndësishëm

Pak ditë më parë Fifi zbuloi padashje emrin e dashurisë së pamundur. Dhe këngëtarja ka reaguar për herë të parë, që pas publikimit të lajmeve. Në një postim në Instagram u shpreh se ka ardhur koha për të bërë disa ndryshime. Fifi u shpreh se mediat dhe fansat duhet të fokusohen tek karrierat e saj dhe jo tek jeta personale. Ajo tha se jetën e saj private do e mbajë të tillë deri kur të ketë diçka konkrete.

“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime. Unë jam këngëtare/tekstshkruese/kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të. Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do t’ua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi,” – shkroi ajo. Fifi ka folur gjithmonë për një dashuri të pamundur por nuk ka zbuluar asnjëherë emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën. Megjithatë një postim i saj ka nxjerrë zbuluar Fifin. Në një dedikim personal për të në Instagram, këngëtarja i ka bërë tag emrin.

Edhe pse është munduar ti fshehë emrin, ai është zbuluar. Bëhet fjalë për një djalë shqiptar që jeton në Gjermani të quajtur Xhuljo Tabaku. Ndërsa në postimin dedikuar atij Fifi shkruan: “Krejt ça du n’jetë osh vemendja jote dhe veç e jotja. Nëse duhet me luftu ka me luftu. Nëse duhet me u çmend ka me u çmend, nëse duhet me u bo palaço, ka me u bo palaço. Met pa ty tu kesh krejt i boj!!! Ama dorë nga tu s’heq sot kollaj!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME