Categories Lajme

Fiks Fare/ Pylli pritet pa kriter, shpëton pisha me foton e Presidentit

Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, po pritet pa kriter. Fiksi e solli këtë problem për gati dy muaj më parë.Por pavarësisht se ky rast abuzimi  është bërë publik në emisionin Fiks Fare asgjë nuk ka ndryshuar. Në redaksi vijnë sërish ankesa se prerja e pishave në këtë pyll  vazhdon pa kriter.

Gazetarët shkojnë sërish në terren për të parë se çfarë po ndodh. Pishat që më parë ishin prerë dhe ishin lënë të rrëzuara në tokë ishin hequr, por përveç kësaj janë bërë edhe prerje të reja. Gjatë vëzhgimit në terren gazetarët në trungun e prerë të një pishe disa vjeçare gjejnë të vendosur edhe foton e presidentit të republikës Ilir Meta.

Për këtë abuzim në prerjen e druve të pishave Fiksi lajmëron drejtorinë pyjore e cila shkon në terren. Në procesverbalin e mbajtur drejtoria pyjore konstaton se janë prerë pisha të pa damkosura dhe të damkosura. Gjithashtu firma që ka fituar tenderin nuk ka bërë as pastrimin e pyllit.

Drejtoria e Shërbimit Pyjor Elbasan komunikon me firmën që ka tenderin  duke e ngarkuar atë me përgjegjësi për gjetjen e autorëve të kësaj masakre mjedisore, pasi firma pretendon se prerja e pishave nuk është bërë nga ana e saj. Deri sa të ndalojë masakra e të gjendet autorët, të shpresojmë që ky pyll mos të rrafshohet totalisht!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME