Categories Politike

Fillimi i fundit! Nga: Koço Kokëdhima

Studentët në të gjithë Shqipërinë, dolën sërish në sheshe. Janë edhe më të vendosur për të rrëzuar skemën klienteliste dhe grabitqare në sistemin e lartë universitar. Edhe pse gjatë ditëve të pushimeve u ushtrua një presion kriminal nga struktura të pushtetit, ndaj prindërve dhe familjeve të tyre duke i kërcënuar me vendet e punës, me taksidarë, të fortë etj, ata ditën e sotme i kyçën auditoret dhe shuplakën ndaj kësaj qeverie, po e kthejnë në një grusht të fortë e përfundimtar.

Në rrugë kanë dalë edhe minatorët e naftëtarët, të cilët janë mashtruar vit pas viti. Valvula e mllefit dhe zemërimit popullor, sapo është hapur…

Edi Rama shpresonte që duke i gënjyer me disa VKM, do të shmangte thelbin e kësaj proteste. Nuk bëhet fjalë thjesht për rrëzimin e sistemit arsimor kleptokrat, por për gjithë ngrehinën kriminale të ndërtuar në këto 25 vite. Nuk e kanë vetëm me Rilindjen, por edhe me gjithë klasën e vjetër politike që vrau shpresën e tyre dhe të gjithë shqiptarëve në këmbim të pasurimit çnjerëzor. Prandaj ditën e sotme thërrisnin njëzëri; larg partitë nga protesta!

Rama dhe çeta e tij, tashmë po korrin atë që kanë mbjellë dhe nuk kanë asnjë rrugë shpëtimi.

Në sondazhin e fundvitit 2018 të Gallup, vendi ynë kryeson listën globale për numrin e lartë të të rinjve të shkolluar, të cilët duan të largohen nga vendi përgjithmonë. Sipas këtij sondazhit, 32 për qind e të rinjve shqiptarë duan të ikin.

Gjithashtu sondazhi prestigjioz i Gallup na thotë, se 60% e gjithë shqiptarëve duan të braktisin vendin e tyre. Kjo shifër është rreth katër herë më shumë se sa mesatarja botërore e njerëzve, që duan të emigrojnë. Përpara Shqipërisë renditen vetëm Haiti dhe dy vende të prekura nga sëmundja e Ebolës; Liberia dhe Sierra Leone.

Por më në fund të rinjtë dhe gjithë shqiptarë janë lodhur duke ja mbathur nga këto banda politike, që ju kanë vrarë të tashmen dhe të ardhmen njëkohësisht. Dita ditës Shqipëria reale dhe jo ajo virtual që shet Edi Rama e kompani po ndërgjegjësohet, se është koha për Zgjidhje përfundimtare; këtu brenda dhe nga vetë populli shqiptar.

Makjazhet e Ramë me pakte e ndryshime të qeverisë, nuk i ha më njeri. Përpara se revolta dhe urrejtja popullore ta hedhë në Lanë me gjithë shpurën dhe klientët e tij, ai ka një shans të fundit për të cilin partia ZGJIDHJA e ka paralajmëruar disa herë.

Të ulet me të gjitha faktorët politikë dhe jo politikë urgjentisht; të krijohet një qeveri me bazë të gjerë; të përpilojnë në një kohë të shkurtër një sistem të ri zgjedhor i cili i jep frymë dhe mundësi ndryshimeve demokratike dhe çliron votën e lirë; të shpërndahet ky parlament kukull dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme brenda këtij viti.

Kjo është e vetmja rrugë, që vendi të mos futet në kolaps total dhe situata të mos dalë jashtë kontrollit nga populli i zemëruar! #ZGJIDHJApërShqipërinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME