Categories Showbiz

Filmi i regjisorit shqiptar hyn për herë të parë në “Golden Globes”

Filmi “Exil” me regji të Visar Morinës do të jetë pjesë e edicionit të 78-të të “Golden Globes”. Kjo është hera e parë që Kosova bëhet pjesë e këtij konkursi të rëndësishëm. Artikulli i “Golden Globes” thekson se filmi është pjesërisht autobiografik dhe tregon kohën kur Visari ishte 15 vjeç dhe emigroi në Gjermani. Sipas regjisorit, filmi paraqet diçka më universale se sa përvojën e tij personale si emigrant.

Xhaferi, personazhi kryesor i filmit që jeton në Gjermani, beson se ai është një viktimë e ksenofobisë, megjithëse mund të jetë paranoja e tij që po del jashtë kontrollit. Kur Xhaferi gjen një mi të ngordhur të varur në portën e shtëpisë së tij, ai menjëherë dyshon se kolegët e tij racistë mund të ishin pas tij. Çdo dukuri, çdo fjalë, çdo gjest merret si dëshmi. Shqetësimi i Xhaferit rritet çdo ditë. Gruaja e tij gjermane, Nora, është lodhur nga kjo gjendje.

Regjisori i filmit, Visar Morina, pranon se filmi është pjesërisht autobiografik. “Unë isha 15 vjeç kur u zhvendosa në Gjermani. Nuk flisja gjuhë dhe duhej të luftoja për pozicionin tim në shkollë . Ndonjëherë ka pak detaje që ishin të rëndësishme gjatë procesit të shkrimit. Por nuk kam fëmijë, nuk jam i martuar dhe nuk punoj në zyrë. Dhe kur takoj një idiot, nuk mendoj se ai është idiot sepse unë jam i huaj, por sepse ai është me të vërtetë idiot. ”

Racizmi, integrimi, të qenit i huaj, asimilimi, ngacmimi, përjashtimi – të gjitha këto çështje janë komplekse psikologjikisht dhe emocionalisht për sa i përket komunikimit. Morina thotë se kjo do të vazhdojë nëse i gjykojmë njerëzit bazuar në mendimet e formuara në fillim .  Në gusht Exil ka fituar “Zemrën  e Sarajevës” si filmi më i mirë me metrazh të gjatë, çmimi më i lartë i dhënë në Festivalin e Filmit të Sarajevës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME