Categories Lajme

Finalizohet operacioni i koduar “Përsëritësi”.

Finalizohet operacioni i koduar “Përsëritësi”. Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit, vihet në pranga 29-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje me dhunë, të ndodhura muajt e fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor “Përsëritësi”, arrestuan shtetasin:

1H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë: Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

– Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular. – Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh. Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME