Categories Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë, si ajo e Francës. FSHF kërkesë për ta luajtur me tifozë

Një stadium i boshatisur nuk mund të jetë asnjëherë i bukur, ashtu si edhe loja që prodhohet në fushë dhe pavarësisht kualiteteve të skuadrave, nuk mund të mbërrijë në nivelin e duhur duke qenë se entuziazmi i tifozëve është unik. Një atmosferë të vakët po përpiqet ta shmangë FSHF, e cila i ka bërë kërkesë instancave shtetërore që finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës në stadiumin Air Albania, të luhet me një numër të limituar tifozësh.

FSHF ka marrë si pikë referimi finalen e Kupës së Francës, e cila është luajtur me një numër të limituar spektatorësh për t’i dhënë entuziazmin e duhur një ndeshje futbolli. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse do të aprovohet kërkesa e Federatës, për ta mbyllur sezonin me një stadium që nuk hesht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME