Categories Lajme

Finlanda godet sërish: 7 muaj pushime të paguara për baballarët e rinj

Të gjitha ata burra që kanë fatin e mirë të bëhen baballarë në Finlandë do të kenë mundësinë e marrjes së lejes së paguar ashtu si edhe nënat. Qeveria e qendrës së majtë e drejtuar nga kryeministrja Sana Marin ka njoftuar se pushimi i paguar për baballarët e rinj do të shtrihet për një periudhë gati 7-mujore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Aino-Kaisa Pekonen tha se qëllimi i “reformës rrënjësore” ishte të përmirësonte barazinë gjinore dhe të rritë nivelin e lindjes, e cila është në rënie.

Në një periudhë nga 2010 deri në 2018 numri i lindjeve në Finlandë ra me një të pestën. Pekonen tha se vende të tjera si Suedia dhe Islanda kishin parë rritje të nivelit të lindjeve pasi ofruan më shumë pushime për baballarët. Pak ditë më parë kryeministrja Sanna Marin propozoi shkurtimin e javës së punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe e gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME