Rritet numri i viktimave të shkaktuara nga një ortek bore, i cili ra në një autostradë malore në provincën Van, të Turqisë.
Në autostradë ndodheshin rreth 300 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, që po merreshin me pasojat e një orteku tjetër që ra mbrëmjen e së martës dhe la 5 njerëz të vdekur.
Guvernatori i provincës Van, Mehmet Emin Bilmez, u shpreh se në mesin e viktimave ndodhen policë, roje të sigurisë, zjarrfikës dhe civilë.
Ndërkohë mediat turke raportojnë se operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë, por mjegulla, bora dhe era e fortë po e vështirësojnë më shumë punën.




