Categories Politike

Firmoset marrëveshja e re për bashkitë, Çuçi: Suksesi do të jetë i garantuar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me programin e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara që ka në fokus decentralizimin e pushtetit vendor dhe ndihmën e bashkive përmes donatorëve për modernizimin dhe shërbimet.

“Sot miratuam në mbledhjen e radhës një marrëveshje mes programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare, instrument me sukses prej vitit 2013 kur ne filluam ta dizenjojmë dhe më pas ta implementojmë reformën territoriale dhe të gjithë reformën e decentralizimin drejt pushtetit vendor dhe ky program është i tretë “Start 3” është një instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit dhe modernizimin, kanë krijuar një fond të përbashkët.

Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra, së bashku me qeverinë dhe PNUD-in. Fondi do të shkojë për të modernizuar shërbimet në nivel lokal. Atë revolucion që bëmë me qeverisjen qendrore duam ta çojmë në qeverisjen vendore dhe një pjesë e fondit do të shkojë për këtë dhe do të ketë instrumente për matjen e performancës, që në bazë të performancës së cdo bashkie, atëherë edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike do të jetë duke u nisur nga niveli i performancës. Suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar, pasi kështu ka qenë edhe në dy marrëveshjet e para që kemi bërë më ketë instrument” deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME