Categories Lajme

Firmosi i pari paktin me Bashën, Duka: Në Durrës te lista fituese

Kreu i PAA-së, Agron Duka është shprehur i kënaqur pas marrëveshjes me Lulzim Bashën për të qenë pjesë e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit. Një kandidat i kësaj partie, që pritet që të jetë vetë Duka, do të jetë te lista fituese në Durrës. Në një prononcim për gazetarin e “ABC” Juxhin Mustafaraj, Duka tha se pretendimet ishin më të mëdha, por shtoi ai më tej, rëndësi ka fitorja e opozitës.

Nuk ka kohë për të humbur. Kemi arritur një marrëveshje që në thelb ka interesin e opozitës për të qenë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që në kushte të tjera pretendimet dhe kërkesat e forcës që unë drejtoj do të ishin më të mëdha.  Por ajo që ka më shumë vlerë tani është që cdo emër të përfaqësojë një zë opozitar për të sjellë një rezultat fitues.

Kandidati i PAA në Durrës do të jetë pjesë e listës fituese, ndërsa kandidatët tanë do të jenë pjesë e listave të Partisë Demokratike në 12 qarqe të vendit” deklaroi ai. Lideri demokrat ka pranuar që Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese. Në 11 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në cdo qark, por jo në listën fituese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME