Categories Lajme

“Rinasi” rrit tarifat për avionët, udhëtarët përballë çmimeve më të kripura të biletave

Shteti shqiptar do t’u vlejë më tepër tarifa kompanive ajrore që përdorin aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas me destinacion vendet e tjera. Pasi paguhen nga kompanitë ajrore, të cilat automatikisht ia faturojnë udhëtarëve tarifa shtesë, paratë shkojnë përmes EUROCONTROL-it në llogari të ALBCONTROL, autoritet shqiptar të rregullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut ajror në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Mësohet se për çdo avion të nisur nga Rinasi, kompanitë ajrore do të paguajnë nga 235.67 euro duke filluar nga janari i këtij viti, ndërkohë që gjatë 2020 tarifa ishte 227.48 euro. Informacioni është publikuar nga EUROCONTROL, ndërsa në njoftim thuhet se për pagesat e vonuara do të aplikohet edhe interes i cili për këtë vit është 9.67%. I njëjti njoftim bën të ditur se këto tarifa janë të publikuara edhe në Shqipëri.

Çfarë është kjo tarifë? Tarifa në fjalë vlen për kompanitë ajrore që kanë avionë të cilët nisen nga Rinasi për në destinacione të tjera. Për përllohgaritjen e saj merren parasysh dy elemente thelbësore. Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME