Categories Lajme

Fisnik Ziçishti: Aksidentet rrugore kambanë alarmi, institucionet të reagojnë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ing. Fisnik Ziçishti, ekspert, shefi i sektorit të trajtimeve të mjeteve motorike, AP ka folur për aksidentet rrugore që sipas tij janë kthyer në këmbanë alarmi dhe nevojën e mbledhjes së aktorëve përgjegjës për të marrë masa për përmirësimin e situatës.

“Kodi Rrugor e cakton mirë se çiklistët duhet të qarkullojnë në pistat e tyre. Biçikletat janë një fenomen i shtuar i aksidenteve sidomos në Tiranë. Mund t’i merret karta e identitetit dhe tek fatura e dritave marrin edhe masën e gjobës. Prandaj kemi Komision Ndërministror të Sigurisë në Rrugë, duhet të mblidhet është kambanë alarmi pasi po vdesin njerëz çdo ditë. Nuk mund të drejtohemi vetëm te Policia Rrugore, janë shumë faktorë. Ministria e Arsimit të bëjë edukimin, Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë spote siç ndodh kudo, të zbatojë secili rolin e vet.

Shkaqet e aksidenteve janë të shumta, që nga përdorimi i telefonit kur drejtojnë mjetin, shpejtësia, pijet alkoolike, parakalimet e gabuara, kanë humbur jetën shumë njerëz nga parakalimi i gabuar. Edhe ndaj këmbësorëve që nuk zbatojnë vijat e bardha duhet të merren masa, quhen “këmbësorët e vdekjes”. Kemi biçiklistët që kalojnë vend e pavend. Në rrugën Tiranë-Durrës, kemi biçikleta që qarkullojnë në rrugë në errësirë. Është një formular që plotësohet në vendin e ngjarjes, procesverbali hidhet në skicë, i çohet firmës së sigurimit bashkë me foton për të paguar dëmshpërblimin”- tha Fisnik Ziçishti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME