Categories Lajme

Kapet autori i plagosjes në Kukës, sekuestrohet arma e krimit

Eshtë vënë në pranga autori i plagosjes së sotme me armë në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Policia njofton se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

I arrestuari është Emerli Murtati. Ndërsa i plagosur mbeti Festim Axhami.

Sherri, sipas policisë, ka nisur për motive pronësie.

Ja njoftimi i plotë:

Kukës

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të  shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka  plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.

I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME