Categories Lajme

Fitim Zekthi: Nëse “Shtëpia e Lirisë” mund PD-në në zgjedhje, Basha ka humbur legjitimitetin

Tri ditë më parë, Fitim Zekthi, mbështetës i Lulzim Bashës dhe ish-kandidat për deputet, deklaroi në Ora News se nëse “Shtëpia e Lirisë” do të dalë e dyta në të gjashtë bashkitë, dhe PD-ja zyrtare e do të mbajë vendin e fundit në zgjedhje, atëherë Basha ka humbur legjitimitetin.

Zekthi shtoi se në një rast të tillë Partia Demokratike duhet të hyjë në një proces total zgjedhjesh. Ai bëri edhe një parashikim.

“Nëse Shtëpia e Lirisë do të dalë e dyta qartësisht kudo, dhe Basha do të dalë qartësisht duke humbur dukshëm, sigurisht që Basha ka humbur legjitimitetin. Duhet që PD duhet të hyjë në një proces total zgjedhjesh, por megjithatë nuk mendoj se do të ndodh kjo gjë.” – u shpreh Fitim Zekthi më 4 mars në Ora News.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme sot janë thuajse drejt finalizimit. “Shtëpia e Lirisë” po fiton në Shkodër, ndërsa në 4 bashki të tjera është në vend të dytë pas Rilindjes dhe PD-ja e Bashës në vend të tretë. Pozicioni më i mirë që ka arritur Basha deri tani është në Rrogozhinë, ku kandidati i tij zë vendin e dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME