Categories Lajme

Në kërkim nga Gjermania për “Shkelje të ligjit mbi drogat”, arrestohet në Rinas gjermani që u paraqit me dokumente false ukrainase

Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në pranga në Rinas ka rënë një shtetas gjerman.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.

Ai ishte shpallur në kërkim për “Shkelje të ligjit mbi drogat”.

NJOFTIMI I POLICISE Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Njësia Speciale Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tirana, DVP Tiranë dhe autoritetet ligjzbatuese gjermane.

 

 

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, nga Njësia Speciale Fast Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, falë koordinimit të informacionit me homologët e Njësisë Enfast, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tirana dhe DVP Tiranë, është bërë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bazuar në informacionet e siguruara, shtetasi R. F., 31 vjeç, i cili kishte udhëtuar në drejtim të vendit tonë me linjë ajrore, është shoqëruar dhe i është nënshtruar një verifikimi më të detajuar. Gjatë veprimeve ka rezultuar se ky shtetas, dokumentin e identifikimit që i kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare Rinas, e kishte të falsifikuar.

Nga verifikimi i detajuar ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.

Shtetasi S. D., 32 vjeç, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., për veprën penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME