Categories Lifestyle

Fiton gjyqin historik, homoseksuali adopton fëmijën

jë homoseksual në Singapor ka fituar një çështje historike gjyqësore që e lejon të adoptojë një fëmijë, që e ka lindur nëpërmjet një nëne zëvendësuese.

46-vjeçari dhe partneri i tij kryen procesin në SHBA me një kosto prej 200.000 dollarësh, pasi ‘nëna zëvendësuese’ në Singapor është e paligjshme.

Ai u përpoq që të adoptonte fëmijën ligjërisht por kërkesa iu refuzua vitin e kaluar, duke mbetur pa të drejta ligjore prindërore.

Martesat e të njëjtit seks nuk njihen në Singapor dhe seksi homoseksual është i paligjshëm.

Fëmija katërvjeçar konsiderohet i paligjshëm në sytë e ligjit, pasi nëna zëvendësuese dhe babai biologjik nuk janë të martuar.

Nëna, e cila hoqi të gjitha të drejtat e saj nën marrëveshjen ‘surrogacy’, është gjithashtu e huaj, duke e bërë fëmijën të papërshtatshëm për t’u kualifikuar automatikisht për shtetësinë e Singaporit.

Donatorja e vezëve gjithashtu nuk është identifikuar kurrë.

Babai i fëmijë nuk kishte të drejta prindërore me ligj, megjithëse iu lejua të merrte vendime në emër të tij.

46-vjeçari, i cili ka qenë në një marrëdhënie me një burrë tjetër nga Singapori për rreth 13 vjet, do të ketë të drejtat e vetme prindërore të fëmijës kur të bëhet adoptimi.

Sipas ligjit në Singapor, fëmijët mund të adoptohen persona beqarë ose nga çifte të martuar.

Ai nuk mund të martohet ligjërisht me partnerin e tij ndaj e paraqiti kërkesën për adoptimin e fëmijës vetëm.

Kërkesa për adoptim u hodh poshtë dhjetorin e kaluar. Por të hënën gjykata vendosi që burri, identiteti i së cilit nuk dihet, do të jetë në gjendje të adoptojë fëmijën e tij. Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME