Categories Lajme

Fitore dramatike në Rrogozhinë, Tirana mposht Egnatian, Përgjoni bën heroin

Tirana është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 2-1 Egnatian në Rrogozhinë. Tri pikë me shumë vlerë për bardheblutë,  teksa shkëputen në krye ndaj rivalëve që e ndjekin.

Kampionët lënë pas menjëherë humbjen në Kukës dhe vazhdojnë pretendimet për të mbrojtur titullin. Sfida ndaj Egnatias nisi shumë mirë për të besuarit e Orges Shehit, teksa shënuan që në sekondën e 50-të. Pas një krosimi në zonë, Përgjoni lëshon një gjuajtje fluturimthi me të majtën dhe ndëshkon portierin Sherri.

Megjithatë, avantazhi nuk zgjat shumë, teksa rrogozhinasit barazojnë në minutën e 10-të. Fangaj hedh një krosim në zonë dhe Duamena me një gjuajtje me të djathtën dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Në të dytën janë miqtë që instistojnë. Në të 64-n, pas një prekje të topit me dorë në zonën rrogozhinase, ka penallti për Tiranën. Nga pika e bardhë Florent Hasani gjuan saktë dhe 1-2. Fundi është dramatik për miqtë, portieri Bekaj lë fushën e dëmtuar, duke lënë ekipin me 10 vetë si pasojë e kryerjeve të zëvendësimeve.

Në portë futet Përgjoni, i cili bën heroi me një pritje fantastike. Pas më shumë se 10 minutave shtesë, Tirana mbron avantazhin dhe del me tri pikë me vlerë. Pa vërshëllimës finale ka tension në fushë, por shmangen përplasjet fizike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME