Categories Sport

Fitorja e 14 radhazi/ Boksieri shqiptar triumfon në ndeshjen ndaj kundështarit serbit

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj, ka mundur të triumfojë në duelin e luajtur për kategorinë gjysmë të rëndë, kundrejt boksierit serb Marko Nikoliç.

Ndeshja ishte një dominim i pastër i boksierit shqiptar që nga fillimi deri në fund, madje duke e hedhur në tokë që në raundin e dytë.

Megjithatë boksieri serb u ringrit dhe e vijoi lojën gjatë raundeve të mbetur. Me vendim unanim gjyqtarët e ndeshjes ranë dakord se fitorja i takonte boksierit shqiptar.

Kjo është fitorja e 14-të në radhë e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist. Një rezultat mjaft pozitiv, pasi boksieri nga Kosova nuk ka pësuar ende asnjë humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Barcelona dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin në “Camp Nou” të kolumbianit 20 vjeçar Yaser Asprilla

Barcelona dëshiron të mbyllë që këtë pranverë transferimin në “Camp Nou” të talentit 20-vjeçar kolumbian…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbrëmje emocionuese! Sa shumë raste shënimi, Interi triumfon në “aktin” e parë ndaj Atletikos së Simeones

Mbrëmje emocionuese në “San Siro”, Interi triumfon ndaj Altetiko Madridit, me rezultatin 1-0 në sfidën e vendosur nga goli i Marko Arnautoviç në minutën e 79-të.  “Ziklatërit” dikuan ritmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Sport

Bastet sportive– Ja kush fiton vërtetë nga ligji i ri

Ligji për bastet sportive, i cili teknikisht mundet t’i rikthejë ato në treg pas më…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

NBA: Damian Lillard shpallet MVP i All Star, në fitoren rekord të Lindjes ndaj Perëndimit

Damian Lillard u emërua lojtari më i vlefshëm i NBA All-Star Game, pasi ndihmoi Konferencën…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sportisti i Tiranës shpallet nënkampion Europe në mundje, Veliaj: Vazhdoni na bëni krenarë 


Një tjetër sukses i sportistëve të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar sportistin…

LEXO ME SHUME