Categories Sport

Fitorja e radhës, Liverpuli e mbyll vitin me shifra mbresëlënëse

Liverpuli i Jurgen Klop ka mbyllur vitin me një tjetër fitore dhe në gjysmën e parë të sezonit, ka regjistruar shifra mbresëlënëse që vështirë se mund të përsëriten. Suksesi i sotëm 1-0 ndaj Wolverhampton, edhe pse mes vështirësive e polemikave, ka mbyllur një pjesë të parë të sezonit që sheh ekipin të regjistrojë 18 fitore e një barazim në 19 ndeshje, me 55 pikë që janë të paarritshme për cilindo ekip tjetër. Ndeshja u vendos nga dy episode në fundin e pjesës së parë. I pari ishte goli që i dha avantazhin Liverpulit me një goditje të Mane që çoi topin në rrjet ndërsa gjyqtari u konsultua gjatë me VAR para se të vendoste se ishte goli i rregullt, pasi e kishte anuluar më kot për një prekje me dore të Lallana që e kishte ulur topin me sup.

Më pas, erdhi momenti i polemikave, pasi Neto dërgoi topin në rrjetë në shtesën e pjesës së parë, por gjyqtari pas një vëzhgimi të gjatë të VAR e anuloi për çështje centimetrash barazimin që duhej të ishte i merituar për Wolverhampton pasi e kërkoi golin më me ngulm edhe në pjesën e dytë. Skuadra e Nunjo iu afrua shpesh barazimit, sidomos në fundin e ndeshjes, por pritjet e Allison dhe pasaktësia e sulmuesve të ekipit mik bënë që Liverpuli të mbyllte vitin me festë para tifozëve të vet. Ekipi i vendit të dytë që ka luajtur një ndeshje më shumë, Leisteri, është 13 pikë larg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME