Të nderuar pjesemarres, miq, shok, vëllezër e motra , anëtar dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ne salle dhe jashte saj, Ju pershendes.!
E nderuar kryetare znj. Monika Kryemadhi!
Mirëserdhët në këtë takim!
Me lejoni qe ne emer te pjesmarresve tju uroj Mirëseardhjen në Vlorë!Jam shumë I lumtur që në këtë sallë me atmosferë të ngrohtë dhe familjare , me prezencën tuaj këtu sot, ti kthej përgjigjen më të fortë , të gjithë atyre që kanë ëndërruar më kot së mund të thyenin shpirtin vital të Lëvizjes Socialiste për Integrim .
Është ky shpirt që u ngjiz dhe u ndërtua në vështirësitë më të mëdha politike të tranzicionit shqiptar dhe që lindi si e vetmja alternativë politike dhe si ura lidhëse e afrimit të Shqipërisë me Europën , si një koncept perëndimor për integrimin në familjen e madhe europiane.
E kur flasim për familjen , vet prezenca juaj këtu , e dëshmon më së miri këtë vlerë të shoqërisë , tek e cila ne besojmë.LSI , familja jonë e madhe që na ka bashkuar sërish sot , ka artikuar qartë principet e saj të larta që mbrojnë në thelb familjet tona, si bërthama e shoqërisë shqiptare , ku marrin vlerë virtytet e Atdhe-Dashurise dhe besimi ne Zot .E në ndryshim nga forcat e tjera politike :
LSI ka qënë , është dhe do të mbetet e vetmja parti politike që gëzon reputacionin e kujdesit kundrejt anëtarëve të saj , ashtu sikurse edhe familjet e shendetshme kujdesen për pjesëtarët e tyre të familjes.Dhe e e dini pse ?!
Sepse solidariteti njerëzor është pjesë e AND-së sonë si parti
Sepse ne jemi Partia e Shpresës dhe e Prosperitetit
Cdo ditë e më tepër, vendi ynë po përballet me vështirësi nga më të shumtat , të cilat na kanë detyruar të mobilizohemi , për të sjellë ndryshimet e nevojshme të axhendave politike që operojnë aktualisht dhe një gjë e tillë mund të ndodhi vetëm nëpërmjet rotacionit politik , alternativa e vetme e të cilit është Levizja Socialiste për Integrim , që me anë të kontributit të saj të cmuar ka treguar se është e vetmja parti që me zotësinë e saj të ndryshoj peshoren e balancave e të definoj ndryshimin e shumëpritur të pushteteve , me armën më të fortë, votën popullore.Kjo pra , është arsyeja që na ka mbledhur sot këtu , ku përvec temave dhe cështjeve të aktualitetit politik , për të cilat edhe Kryetarja jonë do të diskutojë , egzistojnë edhe cështje shumë të rëndësishme që lidhen me organizimin dhe strukturimin e brendshëm të partisë sonë , në nivel qarku . Në kuadër të këtij diskutimi dua të ndaj më ju mesazhin e rëndësishëm, I cili konsiston në zgjerimin e Levizjes Socialiste për Integrim , duke lënë të hapur mundësinë për prurjet e reja të intelektualëve dhe simpatizantëve që duan të japin kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë , ndryshe nga kjo që ka shkatërruar Rilindja , e cila nëpërmjet politikave të saj ka larguar nga vendi mbi gjysmë milioni shqiptarë si pasojë e :
1-Varfërisë së skajshme dhe cilësisë së ulët të jetesës2- Pasigurisë për jetën nga hegjemonia e falangave të krimit të organizuar, i cili ka partnere qeverisjen Rilindase
3-Korrupsionit galopant ne administratë, Mungesës së transparencës së insitucioneve, Praktikave korruptive PPP
4-Mungesës së vizionit te qeverisë për integrimin e shpejt të Shqipërisë në familjen e saj europiane.
Për arsyet e mësipërme dhe shumë të tjera më të rënda siç është psh “kapja në mënyrë mafioze e gjykatës Kushtetuese per te cilen ju ftoj te gjitheve te na bashkoheni ne 2 Mars per Beslidhjen e Madhe pasi “ është detyra jonë qytetare dhe patriotike të mobilizohemi, për ti bërë ballë kësaj të keqe të madhe me emrin Rilindje .
Ti bejme balle në emër të :
-fëmijve tanë, familjeve tona, atdheut dhe zotit.Ne nuk mund tja lejojmë vetes largimin e njerëzve tanë dhe as thyerjen e besimit të tyre për tu bërë pjesë e rrugëtimit tonë politik .Ne kemi detyrimin moral ndaj atdheut për të ndërtuar një Shqipëri tjetër , duke organizuar kështu strukturat tona partiake dhe të bëhemi gati për betejën e madhe elektorale , për të mposhtur të keqen që I ka zënë frymën vendit dhe që kërcënon familjet tona.Si një parti me rezultate spektakolare në 2 palë zgjedhje parlamentare, deklaroj sot përpara jush dhe kryetares sonë se në kushtet e një kualicioni fitues, LSI tashmë i ka të sigurta 2 mandate dhe luftojmë për tiu afruar sa të mundemi mandatit të 3-të.
Prandaj do riorganizojmë në mënyrë kapilare strukturat tona partiake, do I përshtatim sipas relievit, demografisë dhe popullatës heterogjene burimet tona më të mira njerëzore për të maksimizuar rezultatin e zgjedhjeve, në mënyrë që të garantojmë parfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm.Më duhet ta pranoj se suksesi ynë politik është produkt i të gjithë kontribuesve ndër vite të cilët gjej rastin ti falenderoj për punën e tyre, ndërsa energjia jonë ka qenë dhe mbetet gjithmonë rinia , e cila ka besuar dhe përkrahur alternativën tonë politike, duke u kthyer në një burim të pashtershëm energjie për LSI-në, në garat e saj elektorale. E në fjalën time sot , nuk mund të mos kërkoj nga ju ne menyre te perseritur që në datën 2 mars, të gjithë ne ,qytetarët e Vlorës , te jemi në mbrojtje të Kushtetutës së vendit , duke marrë pjesë në protestën e organizuar pasditen e së hënës në orën 17:00 në kryeqytet, në mbështetje të Presidentit të Republikës së Shqipërisë , z.Ilir Meta.
Ashtu sikurse e theksova edhe më parë , për LSI-në, në piedestalin më të lartë qëndron pikërisht rinia , simboli më sublim I së ardhmes. Sot disa të rinj e të reja kurajoz do të marrin kartat e anëtarësisë dhe ky akt i marrjes së përgjegjësive për angazhime qytetare dhe publike kërkon solemnitetin e duhur, prandaj për këtë arsye kam nderin të ftoj në podium Kryetaren tonë znj. Monika Kryemadhi, që tju jap personalisht bekimin këtyre luftëtarëve të rinj të arenës politike.
I juaji
Flamur Çelaj

