Categories Lajme

Kryemadhi: Në 2 mars në shesh jo për Metën, po kundër mashtrimeve

Më 2 mars Monika Kryemadhi i ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të treguar që ‘rilindja’ është një mashtrim i madh për ta. Duke paraqitur gjendjen e vështirë në të cilën po jetojnë shqiptarët nën qeverisjen e Edi Ramës, Kryemadhi dha nga Vlora edhe arsyet pse do të jetë në shesh në atë ditë.

Kryemadhi: Do të jem në bulevard jo për Ilir Metën si President, as për shkeljet kushtetuese që ka bërë ‘rilindja” dhe Edi Rama, por do të jem në bulevard që e gjithë historia e ‘rilindjes’ dhe gjithë përralla dhe fabula mashtruese e Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është mashtrim i madh për ndërkombëtarët.

Kryetarja e LSI kërkoi llogari nga qeveria përse nuk ka vënë përpara drejtësisë autorët e vrasjes së 51 viktimave, që u vranë në pallatet e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryemadhi: Kemi parë se si arreston pensionist që nuk mund të paguajnë dot energjinë elektrike, por sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të arrestuar për 51 viktimat e tërmetit. Bebe Rexha ka marrë përsipër për të ndërtuar dy shtëpi, një në fshatin e Bubqit dhe një në fshatin Bizë. E sot e kësaj dite, pas tre muajsh, se kjo është dhe njeri me famë botërore, nuk ia ka dhënë lejen e ndërtimit sepse thotë na duhet leje zhvillimore. 

Kryemadhi bëri dhe premtimet e saj, nëse në qeverisjen e ardhshme do të jetë në qeveri. Ajo premtoi mbështetje për studentët dhe gratë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME