Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19. “O njerëz. Vërtetë, një muaj i madh e i bekuar ju ka mbështjellë. Një muaj, në të cilin është një natë, veprat e së cilës janë më të mira se ato të njëmijë muajve”, citoi Rama fjalë nga Profeti Muhamed (A.S), përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.
Kryeministri zgjodhi këto fjalë të shenjta sot në Natën e Kadrit, e cila është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, Nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit
