Categories Politike

Fjalimi i saj ‘theu rrjetin’/ Deputeti merr në mbrojtje Majlinda Halilajn dhe jep versionin e tij për motivin e gafave

Ndërsa në seancën e shkuar deputetja Majlianda Halilaj bëri xhiron e rrjetit me gafat e shumta gjatë fjalimit të saj në Kuvend, sot deputeti Ralf Gjoni është ndalur te mënyra se si u interpretua në media.

Sipas tij, askush nuk u mor me debatin për korporatën, por me gafat e Majlindës, që sipas tij u bënë për shkak se ajo është deputetet e re dhe pati shumë emocione, ndryshe nga vetë deputetja që u justifikua se kishte patur probleme me syrin.
“U ndezën gazetarët. Nuk u mor askush me korporatën, por me Majlindën, e cila është deputete e re, ngatërroi fjalët, pati emocione.

Nuk tha korporata, por koperata. Të gjithë u morën me Majlindën. Nuk u tha se u investua mazhoranca që të theksojë Majlinda koperata dhe jo korporata. Cfarë nuk u tha në media, që ajo edhe pse e lexoi gabim fjalimin, votoi kundër korporatës”, tha deputeti, i cili thekson se në media nuk u tha që “mazhoranca socialiste investohet të influencojë negativisht deputetët e opozitës për të komanduar votën e tyre në shërbim të oligarkëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME