Categories Lajme

“Fjeta 5 ditë në banesë nuk ka ardhur njeri ta shohë shtëpinë”, Xhaferri në Durrës: I tallin qytetarët me copa letre

Banorët e Lagjes 18 në Durrës, pallatet e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, kërkojnë certifikimin nga shteti për t’u rikthyer të qetë në banesat e tyre.

Gjatë një takimi me kreun e PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre se asnjë ekspert nuk ka shkuar për të parë banesat e tyre, deri më sot.

“Si nuk erdhi një njeri. Janë dy javë. Nuk më ka ardhur absolutisht asnjë njeri të më shohë se çfarë problemesh kam unë në banesë. Fjeta 5 ditë në makinë, sot unë kam hyrë në shtëpi, por jam e pasigurt aty ku fle, sepse nuk e di, unë dua një njeri të shtetit të ma certifikoje që unë të hyj dhe të fle rehat aty. Tek pallati 2000 Lagjia 18, 30 metra nga pallati 6 katësh që u rrënua, ka probleme sa të duash, asnjë nuk ka ardhur ta certifikoje”, tha një prej banoreve.

Xhaferri ritheksoi se zgjidhja për situatën është plani që opozita ka propozuar për masat urgjente që duhen marrë për lehtësimin e këtyre problemeve të banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

“Qytetarët janë shumë të axhituar. Kanë dy javë që i tallin me copa letre dhe e vërteta është kjo, po nuk pate mik  ose fle në makinë, ose në banesën e pasigurt. I vetmi vendim konkret i Edi Ramës ka qenë porosia që i dha Këshillit Bashkiak të Durrësit që të emërojë njeriun e Vangjush Dakos në krye të Bashkisë. Kjo tregon se axhenda e qytetarëve nuk përputhet me axhendën e qeverisë”, tha Xhaferri.

Më tej Xhaferri u shpreh se qytetarët duan siguri për banesat e tyre, ndërsa qeveria vrapon për të fshehur provat.

“Shohim qeveritarët dhe z.Rama që lëvizin lart e poshtë për të përcjellë mesazhin sikur qeveria po mundohet të jetë pranë të gjithëve  por në fakt qeveria nuk i gjendet pranë askurrkujt. Qytetarët duan që të vendoset se kush janë përgjegjësit e masakrës qeveritare ndërsa shohin qeverinë që vrapon për të marrë veprime për të prishur, për të fshehur gjurmët. Kemi lagjen 18, por edhe lagjen 4, lagjen 5, lagjen 6. Ka një panik shumë të madh sepse ato banesa që konsiderohen  zona të mira qytetarët janë në panik sepse thonë që KÇK-ja qeveritare po përgatitet që t’u prishë banesat  dhe t’i strehojnë në periferi të qytetit. Zoti Rama duhet të japë një përgjigje  këtij shqetësimi”, tha Xhaferri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME