Categories Teknologji

Nokia nuk është zhdukur, ky është prodhimi i saj i ri

Nokia 2.3 është telefoni më i ri Android One Nokia e ka prezantuar Nokia 2.3, telefonin e vet më të ri Android One, i cili bie në segmentin buxhetor dhe do të shitet me një çmim prej 109 €.

Nokia 2.3 është telefon i thjeshtë i bërë nga polimeret. Në pjesën e përparme të pajisjes është një ekran 6.2 inçësh, 720p me notch. Në pjesën anësore ndodhet butoni i dedikuar për Google Assistant. Pjesa e pasme është bërë nga materiali 3D me nano-teksturë, ndërsa pajisja do të jetë në dispozicion në variantet Cyan Green, Sand dhe Charcoal.

Telefoni e përdor çipsetin MediaTek Helio A22, 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të zgjerueshme për ruajtje, shkruan KOHA Ditore. Dy kamera janë të pranishme në pjesën e prapme, me sensor kryesor 13MP f2.2 dhe sensor të thellësisë prej 2MP. Në pjesën e përparme është kamera për selfie 5MP f2.4, e cila gjithashtu e mbështet face unlock.

Nokia 2.3 ka bateri prej 4000mAh, për të cilën kompania pretendon se i ofron dy ditë punë me një mbushje. Sistemi operativ është Android One (Android 9), ndërsa Nokia i premton dy vjet azhurnime të Androidit dhe tre vjet azhurnime mujore të sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME