Categories Lajme

Ndihmat ushqimore për të prekurit nga tërmeti/ AKU: Kontroll 395 pikave të grumbullimit

/ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) ka intensifikuar  veprimtarinë për sigurinë ushqimore në vend, pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. AKU bën të ditur se, për garantimin e shëndetit të banorëve të prekur, u ngritën trupa të posaçme inspektuese nga Drejtoritë Rajonale të AKU-së Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Lezhë.

Gjatë periudhës 28 Nëntor deri 8 Dhjetor 2019 AKU  ka monitoruar dhe kontrolluar 395 pika grumbullimi të ndihmave ushqimore në zonën e Tiranës, Vorës, Kamzës, Durrësit, Shijakut, Sukthit, Krujës dhe Lezhës si dhe Hotelet apo Resortet ku janë strehuar personat e prekur nga tërmeti.

“Nga kontrollet e kryera janë konstatuar produkte ushqimore të cilat ruheshin në kushte të papërshtatshme dhe me afat të kaluar përdorimi. Për këte arsye nga ana e trupave inspektuese është marrë masa e bllokimit dhe më pas asgjesimit të sasisë prej 1727.5 kg produkte ushqimore si dhe 20 litra lengje”, citon njoftimi i AKU-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME