Categories Showbiz

Fjodora Fjora prezanton djalin për herë të parë para publikut dhe tregon arsyen

Gazetarja Fjodora Fjora ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”, në “Tv Klan” së bashku me të birin, Alteon. Ajo e nxorri të birin para publikut vetëm para pak ditësh, gjatë një sflilate te “E diela shqiptare”, ndërsa sot ishte intervista e tij e parë para kamerave.

Fjodora gjithmonë ka preferuar ta ruajë vogëlushin larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Por cila është arsyeja që së fundmi ndryshoi mendim? Gazetarja ka treguar se vogëlushi po rritet dhe shumë shpejt do jetë në gjendje t’i hapë vetë faqet e internetit. Ai do të shkojë në klasë të parë dhe i merr vendimet vetë. Fjodora e ka pyetur nëse do të dalë në publik dhe Alteo ka pranuar.

“Teo po rritet, shumë shpejt do të jetë në gjendje të hapë vetë faqet e internetit, të Google-ojë, dhe të shohë çka qenë jeta e tij, çfarë ndodh rreth mamit të tij dhe rreth vetes së tij. Duke qenë se e pashë që ishte e pamundur, unë jam përpjekur shumë që Teon gjatë gjithë kësaj kohe përpiqem ta ekspozoj sa më pak, edhe pse i vogël, nuk diskutohet kjo gjë. Por e shihja që kurioziteti i njerëzve ishte shumë i madh dhe në momentin e parë që kapnin qoftë edhe diçka, ai lajm apo ajo fotografi transformohej dhe reagimi më pas i njerëzve ishte shumë i madh. Dhe gati-gati filloi të më shqetësonte kjo gjë. Dhe mendova kur Joni (Peçi) më propozoi, mendova se Teo është rritur mjaftueshëm.

Teo tani do të shkojë në klasë të parë. Teo i merr vendimet vetë, unë e pyeta nëse ka dëshirë të sfilojë me mua dhe ai tha ‘po unë dua të sfidoj me ty, unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë’. Dhe mendova që ishte momenti i duhur për të bërë këtë përballje publike të dy sëbashku dhe për të thënë që ne jemi shumë mirë, shumë të lumtur. Nuk nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën të cilat përpiqen, herë pas here ia dalin, herë pas here është e vështirë, herë pas herë është sfidë, por edhe lumturi e madhe që buron nga të gjitha këto”, ka treguar Fjodora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME