Categories Lajme

‘Çohen dëm’ qershitë cilësore të Godoleshit, fermerët të pakënaqur: Çmimi s’justifikon shërbimet që kryejmë

Në Bashkinë e Elbasanit, fshati Godolesh shquhet për prodhimin e madh të qershive. Tregtarët e kryeqytetit shkojnë në qendër të këtij fshati, ku kryhet grumbullimi i qershive të cilat janë tepër cilësore. Por fermerët nuk janë të kënaqur pavarësisht kërkesave të tregtare. Ata kanë treguar për mediat se çmimi nuk justifikon shërbimet dhe mundin e një viti. Fermerët kanë treguar se mungesa e tregut bën që pjesa më e madhe e qershive të shkojë dëm.

Një ndër problemet më të mëdha është mungesa e rrugëve që lidhin qendrën e fshatit me parcelat e mbjella dhe sic thonë ata, qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për ta. Prodhuesit tregojnë se edhe këtë vit ka prodhime të jashtëzakonshme, por për shkak të mungesë të infrastrukturës dhe çmimi i ulët nuk ia vlen që të tregtohet ky produkt. Fermerët janë shprehur se për ta është e çuditshme, mungesa e mbështetjes së qeverisë vendore dhe asaj qendrore. Më tej fermerët kanë treguar se janë të paktën 700 familje që kultivojnë qershi në 250 hektarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME