Categories Lajme

Qëndroi 50 ditë në intubim, babai i dy fëmijëve fiton

Steve Banks, një menaxher në kantierin e ndërtimit nga East Tilbury, Essex në Angli shkoi në spital për një kontrroll të thjeshtë dhe pas disa minutash gjendja e tij u përkeqësua aq shumë sa përfundoi në gjendje kome. Babai i dy fëmijëve i cili nuk kishte probleme shëndetësore më parë filloi të përkeqësohej më shumë duke pasur problem në zemër, në veshka dhe probleme në frymëmarrje. Ai qëndroi në intubim për 50 ditë me radhë dhe gjatë kësaj kohe familja e tij po përgatitej për më të keqen.

Steve tha: Nuk mbaj mend shumë gjëra sepse pasi shkova në spital u rrëzova. Kur u zgjova, isha në një spital tjetër, nuk mund të flisja dhe kishte shumë infermierë rreth meje duke u duartrokitur. Ishte një moment i pa imagjinueshëm.
Por si organet e tij edhe fizionomia e Steve kishte ndryshuar. Ai ishte dobësuar shumë dhe nuk është në gjendje të ecte pa paterica.

Ai tha: Unë isha një person shumë aktiv, u përpoqa të kujdesem për veten time. Unë isha një njeri i fiksuar pas palestrës dhe gjithnjë ngrija pesha. Por kjo më goditi papritur dhe kur u zgjova u pashë në pasqyrë dhe nuk e njoha veten.
Gruaja e Steve, Lisa tregoi se ishte e frikësuar dhe gjithë kohës jetonte me ankth dhe stres.

Ajo shtoi: Nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin pa babin e tyre. Më pas kur ai u kthye në shtëpi nuk mund ta besoja, nuk më dukej e vërtet. Ne ishim të gjithë shumë të lumtur.
Burimi:LADbible| Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME