Fjolla Morina dhe Mentor Haziri kanë darkuar së bashku. Derisa emri i saj është lakuar pa fund këto ditë, Fjolla Morina po kujdeset që ta kalojë kohën e lirë me miqtë e saj. Ajo mbrëmë ka darkuar me mikun e saj, këngëtarin Mentor Haziri.
Vetë këngëtarët kanë ndarë me ndjekësit foto nga takimi i tyre dhe bazuar në to duket se po kalojnë mjaft mirë.
Kujtojmë se Mentori i ka dalë në mbrojtje së fundmi Fjollës, lidhur me kritikat që i janë bërë për paraqitjen e fundit në Skenderaj.

