Categories Lajme

Fjolla Morina ndan videon e ëmbël në krah të të dashurit, pak pasi tha se do martohej me biznesmenin Syla

Pas gjithë situatës së vështirë ku u përfshi, duket se Fjolla Morina po e rimerr veten dhe tashmë po kalon ditë të lumtura. Madje ditën e djeshme ajo ka publikuar në Instastory një video me të dashurin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar. Ajo shfaqet në krahët e tij, teksa e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Zemra ime!”.

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës. Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak. Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Madje u raportua se Fjolla dhe Fisnik Syla kishin nisur prej pak kohësh një romancë, duke u bërë e ditur se biznesmeni është pikërisht personi që i ka dhuruar këngëtares makinën Audi Q7. Pas këtyre lajmeve, Fjolla e cila po qëndron në një shtëpi në Kukës bashkë me vajzat e saj, ka reaguar nëpërmjet një statusi në InstaStory, duke mohuar lidhjen intime me këtë

Mirëpo, vetëm pak ditë më parë u raportua se para gjyqtares Merita Karaj, Fjolla Morina ka dhënë dëshminë e saj, duke treguar se biznesmenin Fisnik Syla, e ka të dashur, duke shtuar se janë gati për martesë. Ndër të tjera Fjolla deklaron se: “Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat.”

Për këtë ngjarje dëshmi para gjykatës ka dhënë dhe Fisnik Syla, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji, e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla, kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME