Categories Lajme

Flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi në zemër të Tiranës

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan në kohë, duke shmangur djegien totale të objektit dhe shpëtuar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë urbane të Tiranës.

Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për banesën historike të familjes Stërmasi, aty ku dikur ka jetuar legjenda e futbollit shqiptar, Selman Stërmasi.

Edhe pse zjarri krijoi panik në zonë, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të pakta dhe situata tashmë është plotësisht nën kontroll.

Për më shumë detaje, Newsbomb.al kontaktoi Shefin e Zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, i cili konfirmoi se bëhet fjalë për banesën e familjes Stërmasi.

Po, mund të them me siguri se është banesa ku ka jetuar Selman Stërmasi. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve tona, zjarri u shua në kohë rekord dhe u shmang djegia e plotë e shtëpisë”, u shpreh Goxhaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME