Categories Lajme

Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Burg përjetë kërkoi Prokuroria e Fierit për Azgan Mërnicën, të riun i cili në maj të 2024-ës vrau me armë zjarri efektivin e Policisë së Shqiponjave, 29-vjeçarin Novruz Cenalia.

24-vjeçari është duke u gjykuar për akuzat e vrasjes së punonjësit të policisë, e cila parashikon edhe dënimin maksimal, armëmbajtje pa leje si edhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Rrethanat për akuzën e fundit janë bërë edhe shkak për ngjarjen e rëndë të regjistruar mesditën e 13 majit të një viti më parë.

Sipas Prokurorisë së Fierit, që lexoi këtë të enjte pretencën, konflikti që çoi në përdorimin e armës nisi pasi polici i Shqiponjave ndaloi Mërnicën për t’i tërhequr vëmendjen pse ishte futur në kthesë me shpejtësi.

Ai ka ndaluar më pas mjetin e tij, i është afruar efektivit të policisë, i cili ishte i veshur me uniformën e punës dhe ishte i identifikueshëm si pjesë e strukturës së policisë, dhe e ka qëlluar në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, autori u arratis dhe vetëm pas 3 ditësh kërkime, pas negociatave të policisë dhe familjarëve të tij, pranoi të vetëdorëzohej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME