Categories Lajme

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan sepse…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar dhe i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar me mediat pa leje.

“Dënim i ri me Rregullore të ‘re.’ Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të ‘re’.

Juristi i IEPV ‘Jordan Misja’ më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë ‘njëzëri’ nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikës ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.”- shkruan Meta, sipas të cilit kjo gjë nuk ekziston në rregullore.

I revoltuar, ish-presidenti nis të ironizojë autoritetet e Burgut duke thënë: “Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër ‘Ramaduros’. Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.”

Në fund, Meta sulmon kryeministrin Edi Rama duke thënë se “i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pesha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME