Categories Lajme

Qeveria shpall kapitenin Arben Anamali “Dëshmor të Atdheut”

Qeveria ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali, i cili humbi jetën pak ditë më parë ndërsa u shpëtonte jetën dy turistëve në Shkodër.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT

Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

I paharruar, Kapiten Arbeni”– shkruan kryeministri në një postim në Facebook.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e të martës, më 8 korrik, në liqenin e Shkodrës, teksa kapiteni i anijes Arben Anamali tentoi të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë, por nuk ja doli të shpëtojë vetë. Fatmirësisht nga ngjarja kanë shpëtuar dy turistët, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Për këtë rast pati reaguar presidenti Bajram Begaj, i cili shkroi në rrjetet sociale për heroin e ngjarjes: “Dëshmoi një model shoqëror dhe shpirt heroik. Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME