Categories Lajme

Flakët shkatërrojnë qytetin antik të Kilit

Të paktën 200 shtëpi janë shkatërruar pasi zjarret kanë përfshirë një zonë banimi në qytetin port kilian të Valparaiso në prag të Krishtlindjes. Qindra zjarrfikës u përpoqën të kontrollojnë flakët që po përhapeshin shumë shpejtë, e cila u përkeqësua nga moti i thatë dhe erërat e forta.

Njësitë ushtarake dhe helikopterët ndihmuan në luftimin e flakëve dhe banorët u evakuuan menjëherë.

Udhëheqësi rajonal i qeverisë  Valparaiso Jorge Martinez Duran tha në një konferencë shtypi të mërkurën se besohet se zjarret ishin të qëllimshme.

Ministri i Brendshëm kilian Gonzalo Blumel tha në një postim në Twitter se autoritetet po punonin për të hetuar dhe do të ndëshkohën të gjithë  ata që konsiderohen përgjegjës.

Fotografitë tregojnë dhjetëra shtëpi të shkatërruara plotësisht nga flakët dhe banorët që përpiqeshin të shpëtonin çdo send.

E vendosur rreth 70 milje (113 kilometra) në veriperëndim të kryeqytetit Santiago në bregdetin e Kilit, Valparaiso është një destinacion popullor turistik i njohur për shtëpitë  shumëngjyrëshe, kodrat idilike dhe qytetin e tij historik të vjetër.

Qyteti është shkatërruar nga zjarret në të kaluarën. Në vitin 2014, të paktën 12 njerëz vdiqën dhe 2.000 shtëpi u shkatërruan kur flakët depërtuan në qytet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME